Era Istrefi rikthehet me ish të dashurin? Shihen të lumtur në një restorant të Prishtinës

Mediale Vip

Era Istrefi rikthehet me ish të dashurin? Shihen të lumtur në një restorant të Prishtinës

Më: 13 shkurt 2018 Në ora: 20:26
Era Istrefi/ Faton Shoshi

Çifti janë parë duke drekuar në njërin prej restoranteve të Prishtinës. Gjatë takimit, sipas një dëshmitari, ata janë dukur të lumtur.

Era Istrefi duket se është kthyer në krahët e ish të dashurit të saj, Faton Shoshi, të cilin e kishte edhe menaxher.

Çifti janë takuar pas pothuajse tre muaj ndarjeje dhe takimi i tyre ka shkuar shumë mirë.

Kështu se paku ka thënë një dëshmitar, i cili i ka parë çiftin duke drekuar në restorant “Rron” në Prishtinë, por që nuk ka mundur të fotografojë për shkak të pozicionit që kanë qenë të ulur çifti dhe që ishte shumë private.

Sipas këtij dëshmitari, çifti kanë folur dhe kanë buzëqeshur për më shumë se një orë në këtë restorant dhe humori është dukur i mirë.

Të dy nuk kanë qenë të shoqëruar me ndonjë nga të afërmit e tyre.

Fatoni dhe Era ishin ndarë në nëntor të vitit 2017, pas këngës “No I Love Yous”, që ishte në bashkëpunim me French Montana.

Kënga nuk kishte pasur edhe aq sukses dhe nga ajo kohë mediat kishin raportuar se ata janë ndarë.

Ndërkohë, kënga e Erës “Bonbon” vazhdon të jetë njëra prej këngëve më të klikuara në Botë, pasi ajo ka kaluar tashmë më shumë se 520 milionë klikime.

Kujtojmë se Era me këtë këngë ishte marrë pjesërisht në menaxhim të “Sony Entertainment”, me të cilën kompani ende ka kontratë.

Por, pas ndarjes nga Fatoni këngëtarja ishte mbyllur në vetvete dhe nuk është parë shumë në publik.

Kjo është hera e parë që pas pothuajse tre muajsh Era shihet në një vend publik dhe atë me ish-menaxherin, që njëkohësisht ishte dhe ish i dashuri i saj, Fatoni.

Nuk dihet a është ky takim, takim pune apo një rikthim në skenë i çiftit të dashuruar.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat