Fjorentina harron Olsin...? Kapet në krahët e menaxherit të njohur

Mediale Vip

Fjorentina harron Olsin...? Kapet në krahët e menaxherit të njohur

Më: 13 shkurt 2018 Në ora: 18:48
Fjorentina

Prej ndarjes nga Olsi Klosi, ish banorja e Big Brother, Fjorentina Halili nuk ka hedhur dritë nëse është në një raport dashurie.

Pavarësisht se ka treguar se ka hequr dorë nga dashuria për Olsi, tashmë që ai është dhe në një lidhje me një vajzë brune, Fjorentina vazhdon të mbetet beqare për të gjithë. 

Por një foto e ndarë në rrjetet sociale nga Marina Fara, vajza e këngëtares Eli Fara, ngre dyshime. Mos vallë Fjorentina është në një lidhje dashurie me menaxherin Xhani Demika.

Të dy janë parë shpesh në shoqërinë e njëri-tjetrit. Por ky shtrëngim i ngrohtë duarsh duket se ka diçka më tepër se shoqëria.

Image

Megjithatë gjithçka mbetet me pikëpyetje deri në një reagim nga 'protagonistët'.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat