Ardian Dema bëhet gati për projektin “Folëm dashni”

Mediale Vip

Ardian Dema bëhet gati për projektin “Folëm dashni”

Maksim Gjokaj Nga Maksim Gjokaj Më 13 shkurt 2018 Në ora: 17:20
Ardian Dema

Ka shumë këngë në tregun muzikor shqiptar, dhe shumë prej tyre të pëlqyera mjaft nga publiku, por është një prej artistëve sidomos në Diasporë ku jeton, më i kërkuari në mbrëmjet muzikore dhe festat, sidomos aty ku këndohet muzika “Live”.

Ky është këngëtari Ardian Dema që këto ditë ndodhet në Kosovë për tëë përfunduar projektin më të ri të tij muzikor me titull “Folëm dashni”, i cili ka një mesazh të fortë dashurie, e bëhet fjalë për një cift kokëfortë por me plot dashuri në lidhjen e tyre. Mësojmë se producenti i këngës është Diez Production ndërsa videoklipi që po aq i bukur është sa dhe kënga, është realizuar nga Art Fabe Gjilan.

Në javën e fundit të shkurtit pritet të bëhet edhe lansimi i këngës me videoklip, ndërsa do të vazhdo ë të sjellë të tjera projekte shumë të bukura Ardi, pasi ai tashmë ka edhe mbështetje shumë të madhe nga Kompania banesore AR Katana me pronar Muhamet Hajrullahun, i cili e mbështet dhe e sponsorizon këngëtarin mjaft të dashur për publikun shqiptar Ardian Dema.BS

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat