Djali i Amber Rose bëhet si nëna

Mediale Vip

Djali i Amber Rose bëhet si nëna

Më: 12 shkurt 2018 Në ora: 21:50
Amber Rose

Amber Rose bëri për vete gjithë Hollywood-in kur ndryshoi ngjyrën e flokëve të saj në të bardha.

E të njëjtën gjë e ka bërë edhe i biri i saj, duke ngjyrosur flokët kaçurrele ngjyrë të bardhë.

Përmes një postimi të fotografisë së tij vetë Amber ka treguar që ai i kishte kërkuar tash ca kohë që të bëj këtë ndryshim në mënyrë që të duket si nëna e tij.

Sebastian mbush 5 vjet më 21 shkurt, dhe siç duket ka marrë një dhuratë para kohe.

Rose gjithashtu ka dhënë një mesazh për të gjithë prindërit që të shpërndajnë sa më shumë dashuri për fëmijët e tyre.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat