Pas sherrit në rrjetet sociale, shkodranet e BB9 bëjnë paqe mes tyre

Mediale Vip

Pas sherrit në rrjetet sociale, shkodranet e BB9 bëjnë paqe mes tyre

Më: 12 shkurt 2018 Në ora: 18:26
Ambra Muji dhe Dona

Ato ishin dy mikesha që u bënë pjesë e spektaklit më të përfolur në vend.

Dona, vajza bjonde nga Shkodra u bë pjesë e BB9 dhe më pas në spektakël u përfshi dhe mikesha e saj me të dashurin Ambra Muji dhe Elsamedi. Çifti u ndanë mes sharjesh e ofendimesh.

Pas daljes nga Big Brother, Dona është parë në shoqëri me  Elsamedin, ish të dashurin e mikes së saj.

Me anë të një postimi të publikuar në rrjetet sociale Ambra ka lënë të kuptohet se mes dy vajzave nuk ka më shoqëri dhe duket se shkak është Elsamedi.

'Të kisha shoqe që nga jashtë dhe nuk prisja nga ty këto gjeste. Jam e surprizuar nga ti dhe aktrimi jot. Bravo vazhdoni kështu  siç jeni. E treguat fytyrën kush jeni.' ka përfunduar Ambra.

Nuk ka kaluar shumë kohë dhe duket se mës ish shoqeve është rikthyer dashuria, madje ato me humor tregojnë se do e kalojnë bashkë Shën Valentinin. Me siguri konfliktet mes vajzave janë shuar pas këtij publikimi të mbushur me dashuri.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat