Shpat Kasapi prezanton të dashurën marokene

Mediale Vip

Shpat Kasapi prezanton të dashurën marokene

Më: 12 shkurt 2018 Në ora: 08:29
Shpat Kasapi

Këngëtari nga Maqedonia, Shpat Kasapi, është emër i pëlqyer për publikun.

Muaj më parë përmes rrjeteve sociale, ai bëri të ditur se ka filluar një lidhje të re.

Mbrëmë, Shpati vendosi të postonte fotografi bashkë me të, duke i thurur edhe disa vargje.

Me këtë rast, këngëtari ka zbuluar se e dashura e tij quhet Lamar dhe është nga Maroku.

“Vajzat marokene krijojnë ylberet…Lamar, zëri dhe personaliteti yt më bëjnë mua rë bukur”, është mbishkrimi që ai la mbi foto.

Kujtojmë se Shpati ka qenë në lidhje me modelen Afërdita Dreshaj, e cila tani është fejuar me hokeistin çek, Jakub Kindl.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat