Aktori britanik, Idris Elba, është fejuar me të dashurën e tij, Sabrina Dhowre.
Ky lajm vjen si befasi pas pohimeve të Elba-s gjashë muaj më parë, kur kishte thënë se nuk do të martohej kurrë më.
Këto deklarata ai i kishe dhënë pas dështimit të dy martesave të tij të mëparshme.
Megjithatë, duket se Idris ka ndryshuar mendjen, pasi që i ka propozuar të dashurës së vet para njërës prej shfaqjeve të filmit të tij Yardie.