Sonte po transmetohet puntata e fundit e emisionit ‘Shiko kush luan’ të cilin e moderoi Luana Vjollca.
E në paraqitjen e saj të fundit, padyshim që bukuroshja shqiptare ka zgjedhur me shumë delikatesë veshjen dhe mbathjet e saj.
Luana është paraqitur me një fustan të bardhë të shkurtë dhe një palë sandale të bukura.
E sipas faqes në Instagram që publikon të dhëna se sa kushtojnë rrobat e fytyrave publike është publikuar një foto ku shihet se fustani i Luanës ka kaluar shifrën e 300 eurove kurse sandalet janë blerë nga Luana me çmim mbi 1000 euro!