Chris Fton Rihanna-n në koncert

Mediale Vip

Chris Fton Rihanna-n në koncert

Më: 10 shkurt 2018 Në ora: 14:29
Chris Brown dhe Beyonce, Rihanna dhe Bruno Mars

Ndonëse kohët e fundit nuk kemi dëgjuar mjaftueshëm lajme apo scoop-e nga këngëtari i njohur Chris Brown, duket se artisti vendos që të rikthehet rrallë, por “fuqishëm”.

Në një status në Twitter, Chris ka ftuar të gjithë kolegët e tij në një turne së bashku, sipas të cilit mblidhen vetëm më të mirët.

Dhe bëhet fjalë për Beyonce, Bruno Mars dhe… Rihanna!

Pra, me pak fjalë, Chris Brown kërkon të performojë në të njejtën skenë, jo vetëm me dy kolegët e parë, por edhe me ish-partneren e tij me të cilën ka pasur një histori jo shumë të këndshme.

“Po mendoja për një turne botëror të çmendur me Beyonce, Rihanna, Bruno Mars dhe Chris Brown. 2 me 2. Dhe nëse ju vendosni ta bëni pa mua, me jepni 10%-in tim”, – shkruan Brown.

Kjo duket gati e pamundur sepse të katërt i përkasin label-ave të ndryshëm dhe artistë të këtij kalibri zor se mund të bëhen bashkë për këngë, e jo më për turne. Gjithsesi, ideja nuk është aspak e keqe.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat