A është Greta beqare? Na tregon motra e saj Eni

Mediale Vip

A është Greta beqare? Na tregon motra e saj Eni

Më: 10 shkurt 2018 Në ora: 14:12
Greta dhe Eni

Beqare apo në një lidhje? Mos e pyesni më Gretën sepse përgjigjen që donim na i dha Eni Koçi!

Ekziston një kuriozitet i madh kur vjen fjala tek sfera private e personazheve publike. Gjithë kohës duam të dimë nëse ata janë apo jo në një lidhje, sidomos për personazhet të cilët nuk shfaqen asnjëherë me dikë në krah në sy të publikut.

Greta Koçi është një personazh mjaft hermetik për sa i përket jetës private dhe rrallë herë tregon detaje nga jeta e saj. Por duke qenë se Eni, motra më e vogël, shpesh ka qejf që të bëjë shaka në rrjete sociale, duket se na ka kthyer një përgjigje të gjithëve.

Teksa ka postuar një meme në Instastory, Eni shkruan: “Ja, ta kesh me jetë atë super klipin e ri, se beqo na ngele” – duke bërë shaka se Greta është 25 vjeç, beqare dhe familja ka nisur të mendojë se “kaloi shumë kohë beqare”.

Ne tani po presim përgjigjen e Gretës, ku i dihet, mund të na befasojë duke thënë të kundërtën.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat