Si rrallë herë, Clooney flet për gruan, binjakët dhe vlerën që kanë për të

Mediale Vip

Si rrallë herë, Clooney flet për gruan, binjakët dhe vlerën që kanë për të

Më: 9 shkurt 2018 Në ora: 08:27
George Clooney dhe gruaja e tij, avokatja Amal Clooney

Rrallë herë ndodhë që aktori George Clooney të flasë për jetën e tij personale shumë hapur.

Por këtë ai e ka bërë në një intervistë me David Letterman, ku ka folur për bashkëshorten, Amal Clooney dhe binjakët që kanë.

Clooney ka thënë se synimet e tij në jetë kanë ndryshuar nëpër vite.

“Kam për të thënë se para se t’i kisha binjakët, gjithçka që ndjeja ishte për Amal. Ndjeja se kam takuar dikë që ma bleu zemrën, jetën”.

“Kam takuar dikë, jeta e së cilës vlen për mua më shumë se jeta ime, ndjejë të cilën s’e kam përjetuar kurrë më parë”.

Ndërsa më lindjen e binjakëve ai ka thënë se është plotësuar edhe më.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat