Dua Lipa për Billboard: U rrita me Hip Hop në Kosovë

Mediale Vip

Dua Lipa për Billboard: U rrita me Hip Hop në Kosovë

Më: 6 shkurt 2018 Në ora: 13:31
Dua Lipa

Dua Lipa e pëlqen shumë muzikën Hip Hop dhe dëshirën për ta dëgjuar këtë zhanër e ka marrë kur ishte zhvendosur në Kosovë.

“Kur isha në Kosovë kam dëgjuar shumë Hip Hop sepse atje të gjithë e dëgjojnë. Më pëlqen shumë Jay Z”.

Këngëtarja në një intervistë për revistën Billboard, flet për muzikën e saj dhe të qenit grua në këtë industri gjigante, ndërsa e pyetur se cila është këngëtarja e preferuar ajo përmend emrin e artistes Lorde.

“Gjëja më e mirë është ta përkrahim njëra tjetrën dhe t’i qëndrojmë pranë njëra tjetrës”, ka shtuar Lipa. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat