Kim Kardashian gati dhuratat e Shën Valentinit

Mediale Vip

Kim Kardashian gati dhuratat e Shën Valentinit

Më: 2 shkurt 2018 Në ora: 14:17
Kim Kardashian

Kim Kardashian nuk di të postojë vetëm foto nudo në Instagram.

Këtë herë bukuroshja ka postuar një foto me një listë emrash të cilëve ajo do tu bëjë dhurata për Shën Valentin, duke qenë se pak ditë na ndajnë nga kjo festë.

Por në listën e publikuar Kim ka përfshirë edhe ata persona të cilët i quan “Haters”, ose ndryshe ata njerëz të cilët nuk kanë simpati për bukuroshen.

Në një video në Instastory Kim thotë: “Këtu është lista e personave që do ti bëj dhuratë për Shën Valentin. Janë personat më të dashur për mua por edhe ata që nuk më duan. Fundja është Shën Valentini dhe duhet të shpërndajmë sa më shumë dashuri”.

Në videon e shpërndarë nga Kim përveç dhuratave për miqtë, bie në sy edhe shtëpia luksoze e saj, ambientet e së cilës janë vërtet të mahnitshme.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat