Rita Ora konfirmon vizitën në Kosovë

Mediale Vip

Rita Ora konfirmon vizitën në Kosovë

Më: 30 janar 2018 Në ora: 22:02
Rita Ora

Revista prestigjioze “The Vogue” ka konfirmuar se këngëtarja me famë botërore Rita Ora do të vizitojë Kosovën gjatë vitit 2018.

Në një intervistë gjatë ceremonisë “Grammy”, Rita Ora ka folur për “The Vogue” lidhur me planet e saj për vitin 2018, ku ndër të tjera ka treguar se do ta vizitojë edhe Kosovën.

“Në rrugën për ceremoninë e madhe të çmimeve në Madison Square Garden, Ora ndau gjithçka që pret këtë vit – turne në Amerikë dhe Evropë, album të ri, udhëtimin misionar për në vendlindje, Kosovë”, ka shkruar ‘The Vogue’, duke mos e zbuluar akoma intervistën e plotë.

Kohët e fundit kanë qarkulluar fjalë se Rita Ora do të performojë në një koncert të organizuar në Prishtinë, për 10-vjetorin e pavarësisë së Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat