Rita Ora konfirmon ardhjen në Kosovë

Mediale Vip

Rita Ora konfirmon ardhjen në Kosovë

Më: 30 janar 2018 Në ora: 11:23
Rita Ora

Këto ditë Rita Ora ka qenë kryetemë e medieve botërore. Rita bashkë me Dua Lipën dhe Bebe Rexhën ka qenë të dielën pjesë e ceremonisë “Grammy Awards 2018”.

Paraqitja e saj në tapetin e kuq është komentuar shumë, ajo ka pranuar vetëm komente pozitive dhe është rënditur në mesin e personazheve me veshjen më të mirë në këtë event.

“Vogue Magazine” ka përgatitur një storie për Ritën gjatë rrugës për në vendin ku po mbahej ceremonia.

Derisa gjendej në veturë Rita zbuloi për “Vogue” të gjitha planet e saj për këtë vit, e ndër të tjera ajo ka konfirmuar edhe ardhjen në Kosovë.

“Gjatë rrugës për shoun e ndarjes së çmimeve të mëdha në “Madison Square Garden”, Ora ndau me ne gjithçka që planifikon këtë vit- një turne në Amerikë dhe Evropë, një album të ri, një udhëtim misionar në shtëpinë e saj, Kosovë – duke ofruar gjithashtu disa këshilla se si ajo zotëron stilin e qilimit të kuq”, shkruan ndër të tjera “Vogue”.

Kujtojmë që ditë më parë nga instituconet tona ishte konfimuar ardhja e Ritës në Kosovë për një koncert me rastin e 10 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, megjithatë kishte dyshime ngase nuk kishim parë ende konfirmim nga ana e Ritës, e kjo deklaratë për “Vogue” tregon se ajo po vjen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat