Chris Martin, gati ta njoftojë të dashurën me ish-gruan

Mediale Vip

Chris Martin, gati ta njoftojë të dashurën me ish-gruan

Më: 28 janar 2018 Në ora: 06:42
Chris Martin

Këngëtari britanik, Chris Martin, raportohet se është gati që ta takojë të dashurën e tij të re, Dakota Johnson, me ish-gruan e tij, Gwyneth Paltrow.

Martin madje ka dy fëmijë me aktoren amerikane.

Një burim tha për Grazia-n se Chris është duke e përgatitur një takim mes dy aktoreve, por Dakotës situata po i duket mjaft frikësuese.

“Është një situatë paksa frikësuese për Dakotën – ajo është mbi një dekadë më e re se Chris dhe Gwyneth, dhe shoqëria e saj është mahitur se është sikur të përgatitesh ta takosh vjehrrën për herë të parë”.

Ndërkohë, përfaqësuesit e dy amerikaneve janë kontaktuar nga MailOnline. Ndërsa, një përfaqësues i Chris ka refuzuar të komentojë.

Bjondja, së fundi te shou i Stephen Colbert kishte thënë se tani e sheh ish-burrin e saj “si një vëlla”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat