Rrëfehet Nevina Shtylla, tregon për fotografitë me të dashurin që i zhduku pas famës

Mediale Vip

Rrëfehet Nevina Shtylla, tregon për fotografitë me të dashurin që i zhduku pas famës

Më: 11 janar 2018 Në ora: 19:36
Nevina Shtylla

Nevina Shtylla ishte 16 vjeçe kur u shpall “Miss Shqipëria 2010”, në spektaklin që u organizua në Kalanë e Gjirokastrës. Atëherë gjimnaziste në vitin e dytë të shkollës “Ismail Qemali”, Nevina duket se këto vite ka hedhur hapat e duhur për të qëndruar në botën e televizionit. Viti 2017 ishte me fat për Nevinën, pasi, jo vetëm luajti si aktore protagoniste në filmin “Ti mund të më quash Xhon”, por mori edhe prezantimin e emisionit “Jo vetëm modë”.

Ajo ka qenë e ftuar në emisionin e pasdites ‘’Rudina’’ ku ka treguar më shumë për karrierën dhe jetën e saj. E pyetur nga Rudina se a është e vërtetë që ajo ka zhdukur të gjitha fotografitë me  partnerin nga rrjetet sociale pasi nisi punën në tevizion, ajo është përgjigjur:

‘’Jo nuk është e vërtetë që i kam fshirë. Është zgjedhja ime që në profilin tim ka shumë pak foto të partnerit, të shoqërisë apo familjes.  Unë kam zgjedhur të jem në televizion, por njerëzit e mi jo.’’- thotë Nevina.

Ndërsa pyetjes se a është në një lidhje të rëndësishme ajo është përgjigjur:

‘’Po jam me dikë. Është një lidhje ku po kaloj mirë, po e shijoj. Nuk e di në çfarë kuptimi mund të quhet e rëndësishme, por është një lidhje normale.’’

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat