Fjolla bëhet bionde, ajo duket tejet seksi

Mediale Vip

Fjolla bëhet bionde, ajo duket tejet seksi

Më: 5 janar 2018 Në ora: 13:25
Fjolla Morina

Më shumë se për karrierën e saj, ajo njihet si një nga këngëtaret më seksi të estradës.

Bëhet fjalë për Fjolla Morinën e cila së fundmi ka bërë një ndryshim në pamjen e saj.

Fjolla përmes një video që ka postuar në llogarinë e saj në Instagram shihet se ka ngjyrosur flokët duke u bërë tashmë një bionde tejet seksi.

”Kam ujite lulet qe kane rrenje ne zemren time here me lot e here me dashuri.

Jane rrite e be te bukura si syte qe m'kane ndjeke me dashuri, si zemren qe ka rreh bashke me mu.

Kam pa boten te me shembej para kembeve por kam hape krahet se e di qe dikush larte me mbane.

M'kane cele mengjeset tu i numru gjerat e bukura qe i kisha,kam e do ti kem gjithmone. Qofshin engjuj apo njerez, kujtime apo enderra, përjetësi”, ishte mbishkrimi që ka lënë Fjolla.

Se a duket më mirë zeshkane apo bionde, vlerësojeni vetë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat