U përfol se është në një romancë me Flor Mumajesin, flet Liberta Spahiu: Mund të jem nuse në Tiranë

Mediale Vip

U përfol se është në një romancë me Flor Mumajesin, flet Liberta Spahiu: Mund të jem nuse në Tiranë

Më: 3 janar 2018 Në ora: 16:33
Liberta Spahiu dhe Flori Mumajesi

Vetëm dy javë më parë u raportua se raporti mes kantautorit Flori Mumajesi dhe moderatores  së “Prive” Liberta Spahiu ishte bërë më i konsoliduar dhe më afër njëri-tjetrit se kurrë, aq sa flitet se Flori është spostuar për pak kohë në Prishtinë. Por që nga muaji prill ku mediat zbuluan se mes tyre kishte nisur një histori pasiononte, asnjëri nga të dy  nuk është prononcuar direkt në lidhje me këtë gjë.

Por e pyetur në specialen e  “Prive” për fundvit, se çfarë do të thotë emrin i Florit për të, Liberta Spahiu u është përgjigjur: “Gjeni në atë çfarë bën”. Ndërsa shmangu një përgjigje të drejtpërdrejtë mbi jetën private ajo pranoi se mund të jetë nuse edhe në Tiranë. “Pse jo?”- u përgjigj ajo. Kujtojmë këtu se ajo ka qenë një nga mikeshat më të ngushta të Elvana Gjatës, ish-partneres në muzikë të Florit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat