Shokon banakierja e parlamentit, 30 deputetë më kanë...

Mediale Vip

Shokon banakierja e parlamentit, 30 deputetë më kanë...

Më: 30 dhjetor 2017 Në ora: 23:46
Alice Bailey, 25 vjeç

Tashmë ngacmimet seksuale janë bërë një temë goxha e nxehtë në mediat perëndimore.

Sidomos kur bëhet fjalë për ngacmimet seksuale të politikanëve dhe aktorëve, skandalet e ndodhura po shkaktojnë tërmete të vërtet në jetën e VIP-ave.

Pikërisht në valën e këtyre denoncimeve, një ish-banakiere e lokalit në Parlamentin Anglez, tha se është ngacmuar seksualisht nga të paktën 30 deputetë.

Një prej tyre madje e ka ndjekur nga pas dhe i ka futur duart, rrëfen Alice Bailey, 25 vjeç, e cila punoi në lokal për të paktën katër vite. Ajo tha se deputetët pinin shumë alkool.

Për disa prej tyre, ajo tha se janë “pleq perversë”.

“Ata mendonin se kishin shanse pasi unë isha një banakiere e re, kurse ata njerëz të rëndësishëm, që supozonin se unë isha e gatshme”.

“Ishin të shpifur. Është patetike pasi thuajse të gjithë ishin të martuar dhe thuajse dy herë më të mëdhenj në moshë se unë”.

Alice nisi të punonte si banakiere kur ishte 19 vjeç. Ajo tha se një deputet e luti për seks dy orë rresht, ditën e parë të punës.

Një deputet i moshuar, pasi piu 12 kriko, e ndoqi nga pas në shtëpi dhe i futi duart.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat