Saranda Ademi: “Dhembjen e tejkaloj kur i shoh vajzat e mia të lumtura dhe duke udhëtuar”

Mediale Vip

Saranda Ademi: “Dhembjen e tejkaloj kur i shoh vajzat e mia të lumtura dhe duke udhëtuar”

Maksim Gjokaj Nga Maksim Gjokaj Më 22 dhjetor 2017 Në ora: 14:52
Saranda Ademi

Ka luftuar me vdekjen pas një aksidenti që vetë mjekët shpëtimin e saj dhe ngritjen e saj në këmbë e quajnë mrekulli. Kjo është ish modelja dhe këngëtarja Saranda Ademi, e cila vjen pas shumë kohësh në një rrëfim për gazetën tonë teksa është mjaft e lumtur mes dy vajzave të saja, ndërsa është ringritur me forcë dhe ka nisur aktivitet e saja atje ku jeton, në Zvicër.

Saranda ka disa ditë që ka ardhur të vizitoj vendlindjen e saj Prishtinën dhe ka shumë gjëra për të na thënë teksa tregon se aksidenti i tmerrshëm i 2012-ës e ka forcuar më shumë, ndërsa ka gati një libër autobiografik, dhe vetëm pak ditë para se të vinte në Prishtinë ka realizuar disa foto të bukura dhe spontante nga fotografi i njohur Phil Murder. Por si e quan ajo sot show-bizin shqiptar?

“Bota sot”: Saranda e nisim me vizitën tënde në Prishtinë, të mungon vendlindja?

-Më mungon Prishtina, më mungon ai vendi ku bukës i themi bukë e ujit ujë. Ndjej një mungesë të madhe për familjarët, miqtë e mi, e në veçanti për babin tim të ndjerë.

“Bota sot”: Ti dukesh tani më e bukur dhe më e fortë se kurrë, megjithëse s’ka shumë kohë që ju keni pasur një aksident të rëndë?

-Ah që më kujtove këngën: “se vitet ikin tutje dhe ikin një nga një se vashat bëhen plaka rinia moj nuk vjen më”, pak nostalgji për rini por e lumtur me 32 vitet që kam. Aksidenti im i 24 marsit 2012 vetëm më ka forcuar. Zvicra tashmë është vendlindja ime e dytë.

“Bota sot”: E vërtetë se të gjithë i kishin hequr shpresat për jetën tënde? E megjithatë pas atij aksidenti ju keni edhe një vajzë të dytë e të bukur?

-Po u diagnostikova si tetraplegie complet ( quadriplégie ) një muaj në koma, një muaj me njerëzit, familjarët tashmë të vdekur, me të Shejtin dhe Nënën Terezë, e cila më tha se në këtë botë tashmë  jam vetëm misionare.  Ndonëse familjarët e mi kishin ardhur nga Kosova për të marrë trupin tim edhe pse mjekët kishin thënë se një në njëmijë persona mund të dalin nga kjo gjendje, por të eci asesi veç nëse një Zot do bëjë mrekulli këtë nuk e di kishte thënë një mjek . Unë kam besuar dhe besoj në Zot... dhe ja unë e luftova vdekjen dhe atë në momentin kur babi im prononcon emrin e Leas, e luftova   “teorinë” aq të avancuar të mjekësisë unë pas nëntë muajve jo që e rimora veten por nga qendra paraplegjike e Nottwil në Lucern dola në take. Dhe po pas Lea tashmë 12 vjeçare, tani kam Lirën 2 vjeçare , si një mrekulli pas gjithë këtyre mrekullive.

Image
Saranda Ademi

“Bota sot”: Kur e kujton atë ngjarje ti bëhesh më e fortë?

-Dhe për këtë jo rastësisht në një gazetë kanë krahasuar forcën time me atë të Rambos ( qesh). Jam shumë më e fortë me vetë faktin se historia ime mund të jetë motivuese për secilin njeri në situata të vështira, dhe për këtë në bashkëpunim me Lebit Murtishin kam shkruar librin autobiografi të titulluar “Paradoks” në shqip dhe frëngjisht, por ende nuk e kam publikuar për arsye personale.

“Bota sot”: Si po shkoj jeta pas rimarrjes së shëndetit?

-Jeta ka dallgët e veta, herë te vrullshme herë të qeta, ashtu dhe unë si dallgët e detit të Sarandës, vazhdoj me tretmanë të ndryshme si: fizioterapi, ergothérapie, akupukture, fitness me notim, por sigurisht unë përballem me lodhjen, dhembjen të cilat i  tejkaloj kur i shoh vajzat e mia të lumtura dhe duke udhëtuar.

“Bota sot”: Ku jeton  Saranda në Zvicër, po punon?

-Jetoj në Prilly afër Lausannes sw Zvicrës . Jam e diplomuar për detektiv ekspert në çështjet sociale por nw raste urgjente përkthej për femrat që janë viktima të dhunës familjare, këtë e bëjë pa ndonjë interes përfitimi material.

“Bota sot”: Kanë rinisur aktivitetet e tua artistike?

-Po unë u riktheva me vallëzim folklorik, prezantoj programe kulturore-artistike të shoqatave shqiptare siç është “SHKA Teuta” dhe “Shoqata e Autorëve Shqiptarë", jam anëtare e komisionit për integrim për të huajt në komunën e Prilly-it CISIP. Jam duke përgatitur një koreografi që mendoj se prezantimin më të bukur do e bëjnë valltarët e SHKA Teuta.

“Bota sot”: Të mungon modelizmi? Po muzika?

-Unë vazhdoj të jem modele por tani model për forcën, durimin dhe kurajon. Të them me plot sinqeritet më mungon ajo muzika e mirëfilltë ku në meloditë dhe tekstet e saja e gjen njeriu vetveten.

“Bota sot”: Fotot e fundit të realizuar mjaft bukur nga fotografi i njohur në Zvicër, janë vetëm për qef apo një rikthim i pasionit tënd për fotomodelizimin?

-Unë kam kontratë me fotografin Phil Murder, kam qenë modele në agjensinë “Team Model”, seti i fundit ka qenë shumë spontan, kjo domethënë 50 me 50-të të ja lejmë kohës që të vendos.

“Bota sot”: Kur ti ishe modele dhe këngëtare nga ato të bukurat e show-bizit pak ose aspak nuk kishte, si të duket sot show-bizi shqiptar?

-Me shumë respekt për artistët që sot mund t’i numërojmë në gishta të duarve, tek shumica shoh një showbitch asgjë më ndryshe.

“Bota sot”: Ku do të jesh në fundviti, ku do ta presësh Vitin e Ri 2018?

-Natën e 24 Dhjetorit do jem në Katedralen e Prishtinës, kurse për Vit të Ri mund të jem mes Tiranës, Shkupit e Prishtinës.

Image
Saranda Ademi me vajzat e saj
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat