Enca e gjen veten aty ku e priste më së paku

Mediale Vip

Enca e gjen veten aty ku e priste më së paku

Më: 15 dhjetor 2017 Në ora: 12:10
Enca Haxhia

Fama e saj ka tash e një kohë të gjatë prej momentit kur ka kaluar trojet shqiptare.

Me rreth një milion ndjekës në rrjetet sociale në Europë, Azi e jo vetëm, Enca njihet gjithandej.

Por, pak kush do besonte që figura dhe emri i këngëtares do shndërrohej në brand pa dijeninë e kësaj të fundit.

Një gjë të tillë, Enca e ka kuptuar tek mbrëmë kur i kanë dërguar në adresë të saj paketime të qerpikëve artificalë me foton dhe emrin e saj në brand-in ‘Enca Lashes’.

‘Wow, pra ata po shesin qerpikë artificialë me emrin tim, sa e cmendur është kjo?! Është e tëra falso njerëz, ju do e kuptoni kur linja ime personale do dalë në treg’ – ka deklaruar në rrjetin social Snapchat këngëtarja.

Epo Enca bën mirë që sa më shpejt të nisë prodhimin e linjës së saj e cila do ketë sukses, për aq kohë sa vërtetohet edhe nga të tjerët që kanë nuhatur preferencat e tregut dhe janë vënë menjëherë në veprim për të keqpërdorur.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat