Nuk do të zhvishet më “pa arsye”

Mediale Vip

Nuk do të zhvishet më “pa arsye”

Më: 12 dhjetor 2017 Në ora: 14:11
Adriana Lima

Adriana Lima dëshiron ndryshime dhe është lodhur nga kërkesat se si duhet dukur në mënyrë të caktuar.

Bukuroshja braziliane ka thënë se ka marrë vendim që të mos zhvishet më pa arsye.

Ajo përmes një shkrimi në Instagram tha se dëshiron të ndryshojë dhe se i është bërë mjaft që shoqëria, moda dhe rrjetet shoqërore nga femrat kërkojnë që të duken në mënyrë të caktuar.

Edhe pse fiton mjaft të ardhura nga pamja e trupit të saj, Lima është e vendosur të mos zhvishet “për shkak të arsyeve të zbrazëta”.

“Kohë më parë më ftuan të bëj një video seksi, e cila do të vendosej dhe shpërndahej në rrjetet shoqërore. Edhe pse shumë herë kam bërë gjëra të tilla, diçka ka ndryshuar tek unë kur një mike më tha se është e palumtur për shkak të pamjes së saj. Kam menduar për këtë dhe thashë: “Gjithë jetën zgjidhen me pyetjen “Si dukem. A do të marrë punë?” Dhe kuptova se ndoshta shumica e grave janë duke luftuar për t'u përshtatur në stereotipet e imponuara nga shoqëria, rrjetet sociale dhe moda. Kuptova se nuk desha të jetoj në atë mënyrë. Së pari dhe më kryesorja, nuk është fizikisht dhe mentalisht e shëndetshme. Kështu që vendosa, unë do të ndryshoj, nuk do të zhvishem për arsye të zbrazëta”, ka shkruar ajo.

Fansat kanë mbështetur bukuroshen braziliane, disa ishin të pikëlluar dhe pyetën nëse ky është paralajmërim për t’i dhënë fund karrierës së saj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat