Shfaqet e afërt me bokserin e martuar: Fansat e ‘kryqëzojnë’ Rita Orën

Mediale Vip

Shfaqet e afërt me bokserin e martuar: Fansat e ‘kryqëzojnë’ Rita Orën

Më: 5 dhjetor 2017 Në ora: 10:52
Rita Ora dhe Conor McGregor

Një postim i bërë para pak minutash nga këngëtarja shqiptare Rita Ora, nuk ju ka pëlqyer aspak fansave të këngëtares.

Krah bokserit të njohur Conor McGregor, ajo është shfaqur sikur të jetë partnerja e tij, në një darkë të eventit ku performoi mbrëmë.

‘Takim romantik’ – ka shkruar Rita mbi fotografinë e shoqëruar me një zemër.

Kjo ka qenë e mjaftueshme që fansat t’i vërsulen këngëtares shqiptare.

‘E di ti që Conor është i martuar?!’ ‘Wow! E pashë edhe këtë’, ‘Do të bëj unfollow pas këtij gjesti’ – kanë qenë vetëm disa prej komenteve të fansave që janë habitur nga kjo afërsi e dyshes.

Notorious në muajin Maj u bë baba për të parën herë me të dashurën nga viti 2008 e cila siç kishte rrëfyer vetë bokseri e kishte dashur nga koha kur s’kishte gjë, as famë e as para.

Në media, nuk është raportuar për ndonjë krisje të mundshme në lidhje. Nëse një gjë e tillë nga Rita është bërë në doza të shakasë, atëherë mund të themi lirisht se kjo ka qenë shaka pa kripë nga ana e këngëtares që s’do i pëlqejë partneres së Gregor 

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat