Aq VIP sa është, më në fund Rihanna do të ketë rrugën me emrin e saj

Mediale Vip

Aq VIP sa është, më në fund Rihanna do të ketë rrugën me emrin e saj

Më: 30 nëntor 2017 Në ora: 19:50
Rihanna

Këngëtare, aktore, influencuese mode, sipërmarrëse… vëri emrin një profesioni dhe Rihanna e bën.

Bukuroshja nga Barbadosi adhurohet nga e gjithë bota, por së pari, padyshim, nga vetë shteti i saj.

Qeveria e Barbadosit ka marrë iniciativën t’ia ndryshojë zyrtarisht emrin rrugës Westbury New Road në qarkun St. Michaels, rrugës ku këngëtarja u rrit, në Rihanna Drive. Këngëtarja jetoi në atë rrugë, deri në moshën 16 vjeç, kur u largua të ndiqte ëndrrën e muzikës, duke u zbuluar nga Jay-Z.

Edhe familja e saj është larguar, pasi Rihanna i ka blerë mamasë së saj një shtëpi madhështore disa miliona dollarëshe, çelësat e së cilës ia prezantoi bashkë me Oprah Winfrey-n.

Megjithatë, shtëpia e vjetër mbetet ende një atraksion turistik për shumë njerëz.

Do të ketë edhe një ceremoni  inaugurimi të rrugës në fjalë ku pritet të jetë edhe Rihanna. S’na e merr mendja si mund të ndihesh, por nuk ndodh shpesh ta skalisin emrin tënd në një rrugë qyteti!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat