Asgjë nuk ia lënë rastit

Mediale Vip

Asgjë nuk ia lënë rastit

Më: 25 nëntor 2017 Në ora: 11:40
Motrat Kardashian

Kardashianët tashmë planifikojnë të fitojnë nga foshnjat e pa lindura të Kim, Kylie dhe Khloe.

Nëna menaxhere e Kris mblodhi familjen për të biseduar për brendin e foshnjave të ardhshme Kardashian.

Nëna surrogate e Kim (37) do të lindë në janar dhe në gjysmën e parë të vitit të ardhshëm do të bëhet nënë edhe Kylie Jenner (20) dhe Khloe Kardashian (33). Ndërsa shumica e prindërve dhe gjyshërve mendojnë se do të shpenzojnë sa më shumë kohë me fëmijët dhe nipërit e tyre,

Kris Jenner (62) përpunon planet financiare. Ajo i mblodhi vajzat e saj për të hartuar një strategji për foshnjat e Kardashianëve.

“Pyetja e madhe është nëse dëshirojnë të ndajnë brendet apo do të jenë të gjitha së bashku. Kylie proteston, sepse nuk do që linja e saj kozmetike të identifikohet me Kim. Ajo dëshiron që çdo fëmijë të kenë brendin e vet veç e veç", ka thënë burimet brendshëm.

Khloe është treguar problematike si gjithnjë, pasi nuk dëshiron që fëmija i saj dhe i basketbollistit Tristan Thompson të ekspozohet shumë në publik.

"Kris tha se ajo nuk mund ta bënte atë me fëmijën e saj", thanë burimet.

Kim dhe Kanye West do të bëhen me fëmijën e tretë nga nëna surrogate, derisa Kylie është shtatzënë me Travis Scott.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat