Tuna çdo herë e më afër projektit të ri?

Mediale Vip

Tuna çdo herë e më afër projektit të ri?

Më: 24 nëntor 2017 Në ora: 23:43
Tuna

Këngëtarja Altuna Sejdiu-Tuna që nga lindja e djalit është tërhequr tërësisht nga angazhimet në muzikë.

Ajo i është përkushtuar tërësisht Tianit, duke pauzuar kështu për gati një vit nga muzika.

Së fundi, Tuna ka postuar disa imazhe në rrjete sociale, në të cilat shfaqet më e bukur se kurrë më parë.

Në këtë fotosesion, këngëtarja vjen me imazhe të ndryshme të realizuara me disa efekte interesante , por që të gjitha të bëjnë të mendosh se çka po paralajmëron Tuna me këto fotografi, mos ndoshta një këngë të re?

E përgjigjen rreth kësaj pyetje pritet që shumë shpejt ta sjellë vetë këngëtarja, e cila projektin e fundit e kishte këngën “Duam” me të cilën ishte pjesëmarrëse në “Kënga Magjike 2016”.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat