Elif, nuse për herë të dytë

Mediale Vip

Elif, nuse për herë të dytë

Më: 6 nëntor 2017 Në ora: 18:07
Tuba Büyüküstün

Pasi i dha fund martesës 6-vjeçare me aktorin Onur Saylak gjatë qershorit të këtij viti, aktorja e njohur turke Tuba Büyüküstün e njohur për publikun shqiptar me rolin e Elifit në telenovelën ‘’Diamantë dhe dashuri” dhe të Syhanit në ‘’Xhesuri dhe e Bukura”, ka vendosur të veshë sërish fustanin e bardhë.

Sipas shtypit turk nuk bëhet fjalë për ndonjë skenë të shkëputur nga xhirimet e ndonjë telenevole të ardhshme, por një hap të përbashkët me  biznesmenin Umut Evirgen. Sipas portaleve rozë ceremonia do të zhvillohet në javën e parë të 2018-ës, në konsullatën turke në Romë, ndërsa festa me rrethin e ngushtë do të mbahet në shtëpinë e producentit të mirënjohur turk Ferzan Özpetek.

 Miqësia e Tubas dhe Ferzan lindi pas përzgjedhjes së 35-vjeçares si aktore kryesore në filmin ''Rosso Istanbul".

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat