Tuna sjell imazhin më tërheqës që nga lindja e djalit

Mediale Vip

Tuna sjell imazhin më tërheqës që nga lindja e djalit

Më: 3 nëntor 2017 Në ora: 22:47
Tuna

Këngëtarja Altuna Sejdiu- Tuna po bëhet gati një vit që është shkëputur nga skena muzikore.

Që nga lindja e djalit, Tuna po kujdeset vazhdimisht për Tianin e vogël bashkë me bashkëshortin e saj Patrisin.

Ajo është goxha aktive në rrjete sociale, më së shumti me fotografi të Tianit, kurse tani është rikthyer  pas shumë kohësh me një fotografi joshëse të saj.

E veshur në të zeza, Tuna ka treguar linjat e rikthyera pas lindjes, kurse fotografia shton dyshime që këngëtarja po paralajmëron një këngë të re me anë të kësaj fotografie që ishte me simbole matematikore.

“αlpha – ness”, është mbishkrimi që Tuna ka lënë mbi fotografinë që u komentua shumë nga ndjekësit.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat