Jennifer Lopez siç nuk e keni parë kurrë, jeta e një punëtoreje supermarketi

Mediale Vip

Jennifer Lopez siç nuk e keni parë kurrë, jeta e një punëtoreje supermarketi

Më: 31 tetor 2017 Në ora: 20:22
Jennifer Lopez

Ajo është e njohur për paraqitjet e saj të jashtëzakonshme në skena dhe në tapetin e kuq, teksa di të shfaqet gjithmonë seksi, e kuruar dhe ekstravagante, por kësaj radhe Jennifer Lopez ka zgjedhur të shfaqet ndryshe.

Këngëtarja dhe aktorja është fotografuar  e veshur me një triko të thjeshtë poshtë një uniforme.

Në fakt bëhet fjalë për rolin e ri të saj në një film. Ajo do të luajë rolin e një punëtoreje të një supermarketi në filmin e ri të quajtur “Second Act” që aktualisht po xhirohet në Queens të New York-ut.

Filmi i ri i 48-vjeçares rrëfen jetën e një punëtoreje supermarketi, e cila ndryshon jetën e saj, dashurinë dhe fatin që i ishte paracaktuar.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat