Kur të mësoni sa para ka fituar Kylie Jenner brenda një viti, s’do ta kritikoni më kurrë

Mediale Vip

Kur të mësoni sa para ka fituar Kylie Jenner brenda një viti, s’do ta kritikoni më kurrë

Më: 27 tetor 2017 Në ora: 13:50
Kylie Jenner

Kylie Jenner është një ndër pjestaret më të kritikuara të familjes Kardashian, kjo për shkak të ndërhyrjeve kirurgjikale që ka bërë që në moshë të vogël, fiksimit pas rrjeteve sociale dhe së fundmi për shtatzëninë e saj.

Është vetëm 20 vjeç, por kur numëron gjërat që ajo ka arritur në jetë është vështirë ta besosh moshën e saj. E ndërsa bashkëmoshatarët, por jo vetëm, nuk ndalen së kritikuari të voglën e familjes Kardashian, besojmë se pasi të kenë mësuar shifrën se sa para ajo ka fituar në një vit e gjysmë, do ta mendojnë dy herë para se të thonë diçka për të.

Teksa ju e kritikonit, Kylie ka arritur të fitojë nga kompania e saj e produkteve kozmetike, plot 420 milion dollarë, vetëm nga shitjet. Këtu nuk përfshihen të ardhurat që ajo ka fituar nga “Keeping Up With Kardashian”, “Life Kylie” apo daljet e saj publike.

E vështirë për t’u besuar, por po. Është mëse e vërtetë. Kylie Jenner është ndër 20-vjeçaret më të pasura në botë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat