Aktori i njohur turk flet pas plagosjes së rëndë gjatë xhirimit të film

Mediale Vip

Aktori i njohur turk flet pas plagosjes së rëndë gjatë xhirimit të film

Më: 27 tetor 2017 Në ora: 07:33
Burak Ozcivit

Aktori turk Burak Ozivit ka pësuar një lëndim të rëndë gjatë xhirimeve të filmit më të ri “Can Feda”.

Dhe vetëm pasi u dërgua me urgjencë në spital, u kuptua se ka këputur ligamentet e këmbës së majtë.

Ndërsa tani ai ka publikuar në foto në Instastory, ku shihet se është mirë dhe ka bërë edhe një shkrim.

“Mos u brengosni për mua, unë jam mirë. Pas disa minutash unë do t’i shoh mesazhet e juaja, për të cilat jam shumë falënderues. Ju dua të gjithëve”, është shkrimi i tij përbri fotografisë.

Buraku nuk ka treguar se kur do t’u kthehet xhirimeve të filmit, por tani duhet të shërohet.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat