Shpërthen aktorja:“Çdo gruaje i pëlqen të duket seksi, por kjo s’do të thotë që do të bëjë seks me ty!”

Mediale Vip

Shpërthen aktorja:“Çdo gruaje i pëlqen të duket seksi, por kjo s’do të thotë që do të bëjë seks me ty!”

Më: 26 tetor 2017 Në ora: 22:17
Cate Blanchett

E cilësuar si ikona e stilit, përveçse një aktore me një karrierë të spikatur, Cate Blanchett ka dalë publikisht në një diskutim për të mbrojtur gratë , të drejtat e tyre dhe sidomos për të folur më shumë rreth paragjykimit seksual, nisur kjo nga skandalet e fundit në Hollwyood  .

“Për mua, ikonat e vërteta të stilit janë ato gra që janë gjithmonë vetvetja, pa kërkuar kurrë ndjesë. Ato gra për të cilat pamja e jashtme është e rëndësishme gjithnjë. Janë ato gra të ndërgjegjshme për faktin se imazhi i tyre nuk është ai që janë në të vërtetë, por vetëm një zgjatim i asaj çfarë kanë brenda vetes dhe ndihen të lira të veshin ato që duan, kur duan dhe si duan.”- ka thënë Blanchett.

Nga skena, e veshur me një fustan Givenchy me dekolte të hapur, aktorja e Oscar-it ka ‘sulmuar’ ata që fajësojnë gratë sepse bëhen bashkëpunëtore në sulmet seksuale, për shkak të veshjeve provokuese.

“Çdo burrë i fuqishëm financiarisht mendon se është e drejta e tij të kërcënojë, abuzoje apo sulmoje seksualisht, çdo grua që takon. Nuk është asnjëherë e lehtë të gjendesh në situate të tilla dhe me gjithë zemër mbështes gratë që janë gjendur në të tilla rrethana. Çdo gruaje i pëlqen të jetë seksi por kjo s’do të thotë se do të bëjë seks me ty, kushdo qofsh ti!”- ka përfunduar Blanchett.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat