Habit Luana Vjollca: Në punë më thërrasin gjeneral, ja emrat VIP pjesë e emisionit

Mediale Vip

Habit Luana Vjollca: Në punë më thërrasin gjeneral, ja emrat VIP pjesë e emisionit

Më: 26 tetor 2017 Në ora: 20:09
Luana Vjollca

Luana Vjollca ka qenë e ftuar ditën e sotme në emisionin ‘Wake Up’ ku ka treguar detaje në lidhje me emisionin e saj më të ri. Në orën 20:50, së bashku me Luanën, do të jenë edhe Ed Manushi dhe Gent Hazizi, për një spektakël që siç thotë vetë Luana, do të jetë “siç e do e shtuna në mbrëmje” Luana tregoi edhe disa nga emrat që do të jenë të ftuar në puntatën e parë.

Reperët Lyrical Son dhe McKresha si dhe këngëtarja Jonida Maliqi do të jenë të parët që do të përurojnë emisionin e shumëpërfolur ‘Shiko kush luan’, së bashku edhe me tre personazhe të tjerë që ende nuk janë zbuluar .

Moderatorja e famshme, e cila është edhe bashkautore e programit, tregoi duke qeshur se si shefe, një nga pjesëtaret e stafit i ka thënë se është si gjeneral.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat