Aurela Hoxha tregon linjat atraktive nga një jaht luksoz

Mediale Vip

Aurela Hoxha tregon linjat atraktive nga një jaht luksoz

Më: 25 tetor 2017 Në ora: 20:39
Aurela Hoxha

Modelja Aurela Hoxha aktualisht është duke shijuar eksperiencën e kërcimit në spektaklin “Dance With Me”.

Së fundmi, ajo dhe partneri i saj aktori Mehdi Malkaj, vallëzuan një vals romantik nën tingujt e “Hurt” të këngëtares Christina Aquilera, teksa mahnitën publikun.

Fakti që i është përkushtuar vallëzimit, ka ndikuar që modelja e njohur të përkushtohet maksimalisht në palestër, që të mbajë trupin e saj në top formë.

 

????

A post shared by AURELA HOXHA (@hoxha_aurela) on

Së fundmi, ajo ka publikuar një fotografi në llogarinë personale në Instagram, ku shfaqet e veshur me bikini, teksa vë në pah linjat atraktive.

Këtë fotografi, ajo e ka realizuar në një jaht luksoz, ndërsa ka vërtetuar edhe njëherë se është një ndër modelet me fizikun më të shkëlqyer.

Hoxha tash e disa vite vazhdon të mbetet beqare, duke mos treguar nëse ndonjë mashkull ka arritur të hyjë në zemrën e bukuroshes shqiptare.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat