Weinstein del nga rehabilitimi për varësi nga seksi

Mediale Vip

Weinstein del nga rehabilitimi për varësi nga seksi

Më: 22 tetor 2017 Në ora: 09:41
Harvey Weinstein

Producenti amerikan, Harvey Weinstein, ka përfunduar tretmanin për rehabilitim për varësi ndaj seksit.

Vetëm një javë pasi që ka hyrë në rehabilitim, Weinstein ka përfunduar atë. Psikologët e qendrës së rehabilitimit ku ka qëndruar ai, kanë thënë se ai ishte shumë i përkushtuar në program.

Ndonëse pacientët e tjerë që kanë qenë në atë spital, ditë më parë janë shprehur për media që Weinstein i ka neglizhuar tërësisht pikat e programit, madje ata kanë thënë se atë edhe e ka zënë gjumi shpesh gjatë sesioneve.

Përndryshe për producentin e njohur amerikan, javë më parë kanë dal dëshmi nga aktore të shumta në Hollywood, të cilat pretendojnë që ai i ka ngacmuar seksualisht, i ka përdhunuar, ose u ka kërkuar favore seksuale.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat