“Bëm baba të të ngjaj”, Roan me stil identik si të babait

Mediale Vip

“Bëm baba të të ngjaj”, Roan me stil identik si të babait

Më: 13 tetor 2017 Në ora: 23:48
Majk dhe Majlinda

Reperi Majk disa muaj më parë është bërë baba për herë të parë, gjë e cila padyshim që e ka gëzuar shumë reperin.

Ai edhe pse në të shumtën e rasteve është i angazhuar me koncerte nëpër vendeve të ndryshme, gjë që ndikon të jetë larg tij, kujdeset shumë për të.

Në rrjete sociale, disa herë Majk ka publikuar imazhe në të cilat tregonte veshjet që i ka blerë të birit, që ngjajnë në stilin e tij.

Së fundi, ishte Majlinda ajo e cila postoi një video të Roanit në rrjete sociale, në të cilën vogëlushi shihet me një palë syze të njërit nga prindërit, nënës apo babait dhe që dukej shumë i ëmbël.

Kjo pamje e Roanit tregonte që vogëlushi ngjanë shumë me stilin e babait, por sigurisht Roani dukej më “cool” se babai.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat