Dua Lipa për revistën “Time”: E përfaqësoj Kosovën

Mediale Vip

Dua Lipa për revistën “Time”: E përfaqësoj Kosovën

Më: 13 tetor 2017 Në ora: 07:57
Dua Lipa

Ka një arsye pse Dua Lipa mund të mos ishte një yll i ri i Pop muzikës. Kur ishte pjesëtare e një kori si fëmijë, drejtori i saj i tha se zëri i saj ishte shumë i ulët.

Kur mbushi 11 vjeç prindërit e saj u zhvendosën në Kosovë, duke u rikthyer prej Britanisë së Madhe.

“Jam kthyer në vendlindje në moshën 11-vjeçare, ku kam jetuar për katër vjet. Ka qenë kjo periudhë kur kam jetuar në Kosovë, që me të vërtetë më ka bërë të kuptoj se sa shumë e doja atë vend”, ka thënë Lipa.

Pas një qëndrimi katërvjeçar, Dua me familjen është rikthyer në Londër duke regjistruar dhjetëra këngë, të cilat i ka publikuar në YouTube.

Por, sot këngëtarja shqiptare është një ndër këngët më të famshme në botë dhe së fundi ka dhënë një intervistë për revistën Time.

“Kishte raste kur nuk kisha idenë se ku doja të shkoja”, tha ajo, duke shtuar se “Ishte e frikshme, ishte e madhe”.

Ajo pohon se në njëfarë mënyre e përfaqëson shtetin e Kosovës, duke dhënë një shembull me këngën “New Love”.

“Ndjehem se e përfaqësoj Kosovën në mënyrë apo tjetër. Ata kanë qenë mbështetës të mëdhenj të çdo gjëje që kam bërë. Kur publikova këngën e parë “New Love”, jam i sigurt se të gjitha shikimet e para të këngës kanë ardhur nga Kosova dhe Shqipëria”, ka thënë Lipa.

Ndryshe, kënga e fundit e bukuroshes shqiptare “New Rules” është shikuar rreth 380 milionë herë në YouTube. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat