Majk i bën këtë ofertë Majlindës?

Mediale Vip

Majk i bën këtë ofertë Majlindës?

Më: 3 tetor 2017 Në ora: 11:46
Majk dhe Majlinda

Historia e Majkut dhe Majlindës është padyshim më e komentuara në media e rrjete sociale.

Një histori bashkimesh, ndarjesh, pajtimesh dhe një fëmijë që i bashkon të dy dashur-padashur.

Pas lindjes së Roan u përfol se Majk e Majlinda ishin rikthyer pasi dyshja u fotografuan disa herë bashkë.

Por në dasmën e Marinës dhe Getit, Majk shkoi i pashoqëruar, pra Majlindën, çka konfirmoi se ata nuk janë bashkë.

Megjithatë duket se reperi shpeshherë bën postime për të.Në një foto të postuar në Instastory Majk shkruan: “Zemër t’ishe kon me mu kishe vesh veç Gucci, jo Zara”. Ndërsa në një tjetër shkruan: “Zemër t’ishe kon me mu, ishe kon n’Benz, se kishe prit kurrë autobusin”.

Megjithatë pak minuta më vonë reperi është penduar dhe i ka fshirë fotot.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat