Jennifer Aniston pendohet për vetëm një model flokësh në veçanti!

Mediale Vip

Jennifer Aniston pendohet për vetëm një model flokësh në veçanti!

Më: 19 shtator 2017 Në ora: 17:09
Jennifer Aniston

Është padyshim një ndër femrat më të kuruara në Hollywood, e ‘lufta’ me moshën për të nuk përbën problem. Jennifer Aniston, dita-ditës po tregon se vitet janë thjesht numra. Ambasadore e kompanisë kozmetike Aveeno, Aniston tërheq vëmendje të padiskutueshme sa herë që flet për bukurinë. Së fundmi, Jennifer ka rrëfyer për ‘Allure’ se ka një model flokësh për të cilin është penduar në veçanti…

Edhe pse klasikja e bashkangjitur imazhit të Aniston është stili i flokëve të gjatë, me shkallëzim në funde, aktorja ka eksperimentuar jo pak me këtë pjesë të paraqitjes. Për të qenë më ekzakt, kemi parë plot 50 modele të ndryshme nga Jennifer, pa e kuptuar aspak! Megjithatë, seriali ‘Friends’ e solli fillimisht Aniston me një stil të shkurtër të flokëve, për të cilin artistja është penduar pa masë.

“Kur luaja Rachel nuk i kisha dhe aq keq. Por, më vonë shpesh më lindte dëshira për të provuar modelin ‘bob’, që e urreja sapo e realizoja. I thoja parukierit tim të mos më lejonte t’i bëja, në rast se i kërkoja sërish”, është shprehur Jennifer. Ku qendronte problemi ekzaktësisht? “Floku im natyral ka tendencën për t’u shndërruar në onde të mëdha, kështu që mund ta imagjinoni sa jo estetike dukeshin me një prerje të tillë”, ka shpjeguar Aniston. E në fakt, duke parë imazhin e mëposhtëm, nuk mund t’i vëmë faj, apo jo?

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat