Cilat femra zgjedhin Skerdi e Ledri?

Mediale Vip

Cilat femra zgjedhin Skerdi e Ledri?

Më: 6 shtator 2017 Në ora: 19:55
Skerdi dhe Ledri

Janë bashkëpunues të fortë mes vete, por edhe miq shumë të mirë.

Bëhet fjalë për SKERDIN dhe LEDRIN, dy artistët që tashmë numërojnë edhe dy projekte së bashku, remix hiti ‘MESSI’ dhe ‘PABLO’.

Fotografia e fundit që Ledri ka postuar ne InstaStory së bashku me Skerdin, shfaq dy këngëtarët në studio, por ajo çka bie në sy, janë femrat që kinse po sillen vërdallë mendjes  , e cila duhet zgjedhur?

Megjithatë, nuk dihet se çfarë në fakt ka dashur të thotë Ledri me këtë.

Kujtojmë edhe njëherë se, Skerdi po punon për këngën e re e cila do të jetë e gatshme brenda një periudhe të shkurtër kohore. Projekti po realizihet në studion e RedBox Entertainmet.

Ndërkaq Ledri, sapo ka mbaruar pothuajse të gjitha koncertet për këtë verë, dhe sigurisht se do të kemi këngë të reja edhe nga reperi.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat