Cindy Crawford ka ndryshuar drastikisht dukjen: Zeshkania e njohur më nuk duket kështu!

Mediale Vip

Cindy Crawford ka ndryshuar drastikisht dukjen: Zeshkania e njohur më nuk duket kështu!

Më: 31 gusht 2017 Në ora: 10:29
Cindy Crawford

Edhe pse nuk ka zbuluar për çka është fjala, Cindy për projektin e ri është bërë bionde – madje jo dosido.

Njëra ndër super-modelistet e njohura të viteve nëntëdhjetë të shekullit të kaluar, Cindy Crawford (51), edhe sot tërheq vëmendjen si edhe para pothuajse tri decenieve, ndërkaq në saje të famës të cilën e ka krijuar gjatë viteve akoma merr angazhime për të cilat aktualisht edhe manekinet më të kërkuara do t’ia kishin lakmi.

Edhe pse nuk ka zbuluar për çka është fjala, Cindy për projektin e ri është bërë bionde – madje jo dosido. Flokët e veta të gështenjta i ka zëvendësuar me ngjyrë platini në mënyrë sa më mirë të interpretojë bukuroshen holivudiane Merilin Monro.

 

Going platinum. #BTS with the glam squad...

A post shared by Cindy Crawford (@cindycrawford) on

 

Cindy who? ????•

A post shared by Cindy Crawford (@cindycrawford) on

Në profilin e vet në Instagram është lavdëruar me dukjen e re dhe ka treguar që pa kurrfarë problemesh mund të aktrojë bionden kult për bukurinë dhe jetën e së cilës edhe sot e kësaj dite flitet.

Manekinia e famshme ka publikuar fotografitë e bëra pas skenës në të cilat ka treguar që nga Cindy, çfarë e njohim, ka mbetur shumë pak – sepse në tërësi është mishëruar në rolin e Marilynit.

Flokët ngjyrë platini të stilizuara në tallaze dhe nuanca të kuqe në buzë janë plotësisht të mjaftueshme t’jua rikujtojnë aktoren legjendare.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat