Paparaci kap ‘mat’ Seldin dhe Mimoza Shkodrën në plazh

Mediale Vip

Paparaci kap ‘mat’ Seldin dhe Mimoza Shkodrën në plazh

Më: 25 gusht 2017 Në ora: 19:32
Seldi Qalliu dhe Mimoza Shkodra

Ka tash e një kohë që shihen bashkë.

Paraqitja e Seldi Qalliut dhe Mimoza Shkodrës në Ulqin para disa javëve bëri që mediat të aludojnë mbi një lidhje të mundshme.

Sidoqoftë, këngëtarja shumë e dashur Mimoza Shkodra mohoi lidhjen duke thënë që koha e kaluar së bashku në Ulqin dhe fotot e postuara nëpër rrjete sociale janë mes të dy kolegëve.

Por, mes Seldit dhe Mimozës pushimet e përbashkëta duken të mos kenë përfunduar në dëstinacionin e Adriatikut.

Prive ka siguruar një fotogra të shkrepur ditën e djeshme në Sarandë ku dyshja shfaqen krah njëri-tjetrit teksa shijojnë perëndimin e diellit.

Një takim i tillë nuk është dokumentuar kësaj rradhe me foto, mbase për të mos shkaktuar bujë nëpër portale si në rastin e Ulqinit. E rëndësishme është që të shijojnë këtë kohë bashkë!

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat