Modelja shqiptare fotografohet me biznesmenin e njohur në plazhin e Jalës

Mediale Vip

Modelja shqiptare fotografohet me biznesmenin e njohur në plazhin e Jalës

Më: 21 gusht 2017 Në ora: 22:27
Megi Ndokaj

Megi Ndokaj është një nga modelet shqiptare, që po korr sukses brenda dhe jashtë trojeve shqiptare.

24 vjeçarja që e nisi karrierën rreth 8 vite më parë, kur edhe u pikas nga agjenti i modës së Victoria’s Secret, është sot pjesë e seteve fotografike me të mirënjohurin Fadil Berisha.

Ajo ka qenë në disa kopertina revistash shqiptare si modele, dhe pjesë e projekteve të modës me stilisten Enada At’Nikolla.

Së fundmi modelja shqiptare është kapur ‘mat’ në krahët e një biznesmeni të suksesshëm në Angli, teksa shihen duke kaluar së bashku pushimet në plazhin e Jalës. Modelja dhe biznesmeni shfaqen mjaft të lumtur në krahët e njëri-tjetrit.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat