Alketa vijon pushimet në Dhërmi, por linjat...

Mediale Vip

Alketa vijon pushimet në Dhërmi, por linjat...

Më: 18 gusht 2017 Në ora: 13:17
Alketa Vejsiu

Moderatorja e njohur e spektakleve shumë të suksesshme televizive në Klan, Alketa Vejsiu, këtë verë ka qenë shumë aktive në rrjete sociale.

Asnjëherë më parë nuk kishte publikuar foto me rroba banje në gjithë këto vite karrierë. Vjet, paparaci ynë arriti të marrë disa foto teksa lahej bashkë me fëmijët dhe bashkëshortin, në ujrat e Dhërmiut. 

Por këtë vit, Alketa nuk na ka lodhur fare për t’i marrë fotot e rradhës, pasi i ka publikuar vetë. Tashmë pjesa e pushimeve nuk ka se si të jetë diçka private, përderisa personazhet e njohur ndajnë edhe momente nga përditshmëria e tyre, me ndjekësit në rrjetet sociale.

Pushimet në det dhe në mal kanë qenë axhenda e Alketës, shoqëruar me fotot përkatëse për fansat e saj. Ndërkohë ne sjellim disa foto paparaci, ku Alketa shfaqet e mbështjellë me një peshqir dhe duke biseduar me disa miq. 

Ajo edhe fundjavën e kaluar ka qenë në Dhërmi, ndërkohë që rrobat e banjos këtë herë janë të kuqe dhe jo blu, si në fotot që ajo vetë postoi, disa ditë më parë.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat