Sportisti i Kosovës martohet, por me nuse ia qet flakën dasmës!

Mediale Vip

Sportisti i Kosovës martohet, por me nuse ia qet flakën dasmës!

Nga: Kemajl Goca Më: 31 korrik 2017 Në ora: 14:04
Blerim Beqiri me nuse

Ka ndryshuar Blerim Beqiri! Tani nuk është me beqar. Ai i dha fund beqarisë dhe është futur në një botë më dinamike se sa ishte në hendboll! Beqiri është martuar me Kreshnike Zymberi.

Ai kishte ftuar edhe ish sportistë e sportistë aktiv në dasmën e tij.  Shoqëria e tij tregojnë se Blerimi me nusen e tij e kanë ndez atmosferën. “Blerimi me nusen ia qitën flakën dasmës, ashtu siç themi ne”, ka thënë një shok i tij në kushte anonimiteti. “Ai kishte ftuar shumë miq e shok, por me habiti se në dasmën e tij ka qenë edhe ish hendbollisti më i mirë pas luftës, pejani Arben Muqolli”, tregon shoku i tij që ka qenë i pranishëm.

Beqiri ka qenë ish hendbollist i Kastriotit nga Ferizaj, si dhe anëtar i kombëtares së Kosovës. edhe vet Beqiri e pranon se ka ndryshuar jeta e tij, sepse tani e presin sfida tjera shumë më të mëdha se sa ishte deri më tash siç thonë në popull, pa gajle!

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat