Ed Sheeran fshin llogarinë në Twitter

Mediale Vip

Ed Sheeran fshin llogarinë në Twitter

Më: 18 korrik 2017 Në ora: 08:55
Ed Sheeran

Këngëtari britanik, Ed Sheeran, e ka fshirë mbrëmë llogarinë e tij personale në Twitter.

Vetëm orë pas reagimeve të ndryshme të fansave sa i përket paraqitjes së tij në serinë e Game of Thrones, llogaria e tij në Twitter nuk gjendej askund.

Ai në fillim të korrikut ishte larguar nga Twitter shkaku i komenteve negative që i kishte pranuar aty.

Pasi që panë se ai e kishte bërë këtë gjë, fansat reaguan në mënyrë histerike duke “vajtuar” për largimin e yllit tëmuzikës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat