Gazetarja shqiptare që jep lajmet me gjokse jashtë, a ka pasur mesazhe të çuditshme?

Mediale Vip

Gazetarja shqiptare që jep lajmet me gjokse jashtë, a ka pasur mesazhe të çuditshme?

Nga: Kemajl Goca Më: 14 korrik 2017 Në ora: 18:50
Greta Hoxha

Zërin kumbues, për bukuri është fjala e fundit, ka bërë famë të jashtëzakonshme deri në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Është fjala për modelen, juristen e gazetaren Greta Hoxha nga Shqipëria. Ajo është gazetare në TV “Zjarr” dhe kur del para mikrofonit me zërin e saj shumë herë zgjon emocione në mesin e teleshikuesve sidomos me veshjen e saj hedh edhe më shumë “zjarr”.  Në fakt, njihet si gazetarja që jep lajmet me gjokse jashtë dhe shumë herë ngritë edhe temperaturat te ata që janë pranë ekraneve televizive.  Bukuroshja shqiptare në intervistë për gazetën kombëtare “Bota sot” tregon se ka pasur apo jo mesazhe të çuditshme dhe për ofertat e saja.

Image

 “Bota sot”: Gazetare, juriste e modele, cila u shkon më me për qejfi?

Greta Hoxha: Gazetarin e kam pasion. Juridikun e kam fakultet. Modelingun në kohën e lirë.

“Bota sot”: Gazetarja që jep lajmet me gjoks jashtë, iu ka bërë me famë të jashtëzakonshme, por a ka pasur raste që keni hasur në mesazhe të çuditshme nga teleshikuesit?

Greta Hoxha: Nuk është “gjoksi jashtë” por quhet dekolte. Sigurisht që fama ka kapërcyer kufijtë deri në SHBA. Mesazhe të çuditshme? Ky është problem i atyre që e konceptojnë si të çuditshme, jo i imi!

“Bota sot”: Një dite pune për Ju është me emocione e stres, apo një argëtim?

Greta Hoxha: Emocione poo. Çdo dite është e mbushur me emocione pozitive. Stresi nuk ekziston. Stres ka gjithmonë kur punën e bën duke u sforcuar. Kemi një staf suuuper. Jemi shumë të organizuar dhe kuptohemi mjaftë mirë me njëri-tjetrin.

“Bota sot”: A keni pasur oferta jashtë Shqipërisë, cila ka qenë më atraktivja?

Greta Hoxha: Oferta, po ka pasur sigurisht. “Atraktive” është ajo ku me pëlqejnë kushtet, pastaj paga. Përderisa nuk kam pranuar do të thotë që nuk ka qenë dhe aq “atraktive”.

Image

 

“Bota sot”: Cili ka qenë mesazhi më i bukur e me neveritës nga fansat tuaj?

Greta Hoxha: Unë marr çdo ditë mesazhe nga fansat madje ju kërkoj ndjesë që nuk mundem dot t'ju kthej përgjigje edhe pse me shkruajnë vazhdimisht. Nuk do të cilësoja asnjë si neveritës, sepse përderisa kanë marr guximin të më shkruajnë, po me dedikojnë një pjesë të kohës së tyre është pozitive.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat