E nisën si shaka, por Rihanna iu përgjigj Noizy-t në kërkesën për nuse?

Mediale Vip

E nisën si shaka, por Rihanna iu përgjigj Noizy-t në kërkesën për nuse?

Më: 12 korrik 2017 Në ora: 10:16
Noizy dhe Rihanna

Ditën e djeshme u përhap dhe u fol shumë për komentin e reperit Noizy në foton e këngëtares së famshme Rihanna. Noizy kishte bërë shaka duke komentuar thjesht “Nuse” në fotot e pop-starit nga ishujt Barbados, por kjo u interpretua më shumë si kërkesë e Noizyt për nuse.

Pse jo, Rihanna i përmbush kërkesat e gjithkujt për të qenë një nuse ideale, apo jo?

Megjithatë me të qeshur, me të ngjeshur, por Rihanna pak më vonë ka postuar disa foto me skica fustanesh nusërie. Mos vallë Noizy ka muhabet me këngëtaren dhe ishte në dijeni të linçimit të këtij trendi nga Rihanna?! Kjo nuk dihet me siguri, por as arsyeja se pse Riahnna i ka postuar këto foto nuk dihet.

Ndoshta kemi një dasmë në horizont, por kush martohet me kë nuk e dimë. Gjithsesi, mbani shpresat njerëz, Noizy tashmë është ndërkombëtar pas marrëveshjes me “Universal”, ku i dihet…

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat