Priscilla mori shumë dhurata nga Elvis Presley por njërën nuk e harron kurrë

Mediale Vip

Priscilla mori shumë dhurata nga Elvis Presley por njërën nuk e harron kurrë

Më: 7 korrik 2017 Në ora: 13:55
Elvis Presley dhe Priscilla Presley

Priscilla Presley ka vendosur të tregojë disa nga kujtimet më të bukura me ish- bashkëshortin e saj, ikonën e muzikës Rock n’Roll, Elvis Presley. Përpos të gjithave, ajo ka rrëfyer një nga momentet më të rëndësishme të jetës së saj, një dhuratë në vitin 1964, që ajo nuk e harron kurrë edhe sot, sa herë e kujton i rikthehen emocionet e asaj kohe, ishte një makinë Chevrolet Corvait.

Priscilla e njohu për herë të parë Elvisin në shtator të vitit 1959 gjatë një feste në shtëpinë e tij në Gjermani, gjatë kohës që si po bënte ushtrinë. Bukuria e saj e tiparet e skalitura përmenden akoma ditët e sotme, edhe pse është 71 vjeç, ajo vazhdon të habisë të gjithë me look-un dhe tiparet orientale.Ajo filloi të dilte në moshën 14 vjeç me legjendën e muzikës. ‘Elvisi më bëri një dhuratë speciale kur mbarova shkollën e mesme në vitin 1963, 72-vjeçarja tregoi për Closer Weekly. U mahnita nga dhurata aq shumë sa nuk mund ta imagjinoni, ishte makina ime e parë dhe në ato ditë ishte shumë e vështire të kishe një makinë të tillë, aq më tepër në moshën time.
“Mbaj mend që Elvisi hipi në makinë për ta ngarë pak, por ai s’donte që të shihej me një vajzë, pasi suksesi i tij po kapte majat dhe nuk donte të më përfshinte dhe mua në faqet e para të gazetave më presitgjoze’.

Të dy u martuan në Las vegas në vitin 1967 kur ajo mbushi 21 vjeç. Ata kanë vetëm një fëmijë, vajzën Lisa Marie Presley në 1968. Pas 6 vitesh martesë, çifti u nda në vitin 1973. Ikona e muzikës Rock n’Roll ndërroi jetë në moshën 42 vjeç në vitin 1977. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat